Në podiumin kur presidenti Ilir Meta ju drejtuar mijëra qytetarëve të pranishëm në manifestim, flamuri shqiptar rrinte përkrah atij amerikan dhe flamurit të Bashkimit Europian.

Ndërsa mazhoranca dhe kryeministri Rama e ka kryefjalë të tij në çdo nismë partneritetin amerikan, Meta deklaroi se ai si President ka Shqipërinë të parën dhe të dytën Amerikën.

Duke njohur kontributin e ShBA ndër vite në çështjet mbarëshqiptare, Meta tha se është i gatshëm të bëj gjithçka Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët.

Meta: Në Shqipëri ka shumë politikanë prindërit e të cilëve kishin të parën Jugosllavinë, pastaj kishin Bashkimin Sovjetik, pastaj kishin Kinën, sot thonë që kanë Amerikën por duan të na kthejnë përsëri në Korenë e Veriut. Janë pasardhësit e tyre që kur në fund të viteve '80 populli trim i Rumanisë ekzekutoi diktatorin dhe shushunjën e tij ata varnin poetët në Kukës për fjalën e lirë. Unë nuk e kam Amerikën të parën, unë të parën kam dhe do të kem përgjithmonë Shqipërinë. Por Amerikën  e kam të dytën dhe jam gati të bëj çdo gjë për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët. Kanë ardhur me dhjetra dhe qindra shqiptarë nga Amerika. Këtë flamur e ngrita për të gjithë miqtë në Amerikë. Tani kaloj te betimi për të cilin duhet flamuri kuqezi. A kemi parlament apo nuk kemi?Para se të bëj betimin tim si president i Republikës, si kryetar i shtetit, komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura do ta puth këtë flamur. Nëse grushti i shtetit dhe organizata mafioze ndërkombëtare që ka vite që luan me sovranitetin e popullit tonë nuk e merr seriozisht këtë dekret unë ju jap fjalën në emër të këtij flamuri për të cilën kanë rënë mijëra dëshmorë se pas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore që është një kusht, nëse ata nuk do ta marrin seriozisht populli kuqezi që votoi sot për grushtin e shtetit unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu por në mes të parlamentit, atje në mes të krimit dhe do ti bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar unë i pari, dhe gjithë populli kuqezi. Jemi populli që vuajti më shumë se kushdo komunizimin, jemi populli dhe vendi ku u varën klerikët, hoxhallarët. Jemi popull që jetën e japim, demokracinë jo, liri-demokraci.



/Ora News.tv/