Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka uruar Vitin e Ri nga "Shtëpia e të Moshuarve" në Kavajë.

Presidenti thotë se shoqëria jonë duhet të funksionojë si një familje e madhe dhe e përgjegjshme, që përkujdeset me shumë dashuri dhe dhembshuri për çdo anëtar të saj, që askush të mos ndihet i vetmuar.

"Për më tepër nënat dhe baballarët tanë nuk duhet të ndihen kurrë të braktisur. Të luftojmë plagët sociale që e detyrojnë rininë të largohet nga Atdheu dhe nga familja, sepse Shqipëria është një vend plot diell që mund t’u ofrojë mundësi dhe shanse të gjithëve", shkruan Presidenti Meta në Facebook.

/Ora News.tv/