Meta uron mirëmëngjes nga Shelguri i Leskovikut

 Presidenti Ilir Meta zgjodhi Shelgurin një vend tepër I bukur mes Leskovikut dhe Ersekës për t’I uruar të gjithë shqiptarëve një fundjavë të bukur.

Viedoja është postuar në facebook. Ndërkohë dje kreu I shtetit përcolli mesazhin për të shtuar përpjekjet për një hapje të sigurtë dhe të pakthyeshme të ekonomisë. Gjithashtu kërkoi dhe përfshirjen e propozimmeve të opozitës.

"Analiza, vlerësimi dhe përfshirja e propozimeve të opozitës përmirësojnë pritshmëritë e individëve dhe biznesit për daljen nga kriza dhe ringritjen e tyre. Përmirësimi i pritshmërive optimiste ka një efekt pozitiv në ekonomi shumë më të madh se qindra miliona dollarë apo euro të injektuara në ekonomi. Hapja e ekonomisë edhe në mënyrë graduale është fillimi i fundit të efekteve negative të COVID-19, ndërsa ringritja e ekonomisë të jetë fillimi i fundit të keqqeverisjeve, sepse aty gjenden rrënjët përse disa vende preken më pak dhe ringrihen menjëherë" shkruante dje Meta.

EMISIONET