Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka uruar kryepeshkopin Anastas Janullatos me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohje Janullatos për gjithçka ka bërë për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për njohjen ndërkombëtarisht të saj dhe të Shqipërisë, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve në vendin tonë.

Mesazhi i Presidentit Meta

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i urova sot jetë të gjatë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në misionin e Tij hyjnor, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Mirënjohje e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për njohjen ndërkombëtarisht të saj dhe të Shqipërisë, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve në vendin tonë.

Perëndia e bekoftë Fortlumturinë dhe veprën e Tij të ndritur!

/Ora News.tv/