Presidenti Ilir Meta ka uruar në detyrën e re, homologen e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, e cila sot ka bërë betimin.

Në mesazhin e urimit, kreu i shtetit e vë theksin tek bashkëpunimi mes dy vendeve në dobi të prosperitetet.

“Me rastin e betimit sot si Presidente e re e Republikës Helenike, kam kënaqësinë t'i uroj Sh.S.Znj. Katerina Sakellaropoulou sa më shumë suksese në këtë detyrë të lartë dhe post shumë të rëndësishëm.
I bindur në domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona fqinje dhe popujve tanë miq, në dobi të prosperitetit të tyre, adresimit të përbashkët të sfidave dhe kërcënimeve të globalizimit, dhe në dobi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë”, 
shkruan Meta në mesazhin e urimit.

/Ora News.tv/