Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në RTV Ora komentoi deklaraten e kryeministrit Edi Rama gjate fushates elektorale të 30 qershorit.

"Lulzim Basha bashkë me të atin e tij, plakun e marrë që i ka mbledhur të gjithë këta, që nga Ilir Meta, tek Lulzimi e Monika e me radhë si kokrrat e tespies së Meres dhe i tund duke dashur ti kthejnë në lak. Mbajeni mend, zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor dhe ato tespije do të shpërbëhen në duart e plakut, dhe kokrrat do të shpërndahen sa andej këndej. Pastaj me kokrrat rrumbullake do vazhdojë ripërtëritja e opozitës. Me kokrrat me gunga do merret drejtësia” shprehej Rama atehere. 

Sot Meta tha se deklarata të tilla bëhen nën efekte të caktuara, pa vijuar më pas. "Unë jam një politikan që nuk përdor doping" tha Meta duke shtuar se Rama nuk arriti të ngrihej as në nivelin e Ramiz Alise dhe as të doktorit.

Pjese nga intervista

 

Sonila Meço: Ishte kjo deklarata e Ramës. E para ju jeni një tespije në duart e Sali Berishës dhe e dyta në rast se do rezultoni një kokërr me gunga do shkoni para drejtësisë.

Ilir Meta: Mua më vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla, natyrisht që janë në efekte të caktuara.

Sonila Meço: Të? Në efekte të caktuara të?

Ilir Meta: Unë jam një politikan që nuk përdor doping. Edhe sportin e lash shpejt se të bëhesha kampion do më duhej të përdorja pak doping.

Sonila Meço: Është në efekt dopingu Rama kur bën këtë deklaratë?

Ilir Meta: Më fal tani, pse më bën kaq shumë presion. Mua më vjen keq që ai nuk u ngrit në nivelin e Ramiz Alisë, që duhet të ishte ngritur për t'i krijuar mundësi opozitës për zgjedhjet lokale, por kurrsesi as në nivelin e doktorit. Ky në vitin 2006- 2007 u tregua fleksibël. Ai tha nëse ky kërkon vërtetë një certifikatë hajde, por ky nuk do të hyjë në zgjedhje. 

Pastaj sa i takon drejtësisë nëse ka një njeri që duhet të jetë i shqetësuar është mendoj kryeministri aktual. Të jeni i sigurt që dëmi publik që i ka bërë kjo qeveri me një koncesion nuk ja ka bërë gjithë qeveritë për gati 25 vjet. Mos të llogarisim qindra koncesione të pakontrolluara është një faturë dhe pasojë shumë e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë për vitet që vijnë. Se çfarë kuptoni ju me drejtësinë është tjetër gjë, se çfarë kuptoj unë, pastaj është një gjë tjetër.

....



/Ora News.tv/