Meta u uron Pashkët ortodoksëve: Me besimin në Zot dhe dialog, tejkalohet çdo sfidë

Meta u uron Pashkët ortodoksëve: Me besimin në Zot dhe dialog,

Në vigjilje të kremtimit të Ditës së Ringjalljes së Krishtit, Presidenti Ilir Meta u ka uruar besimtarëve ortodoks festën e Pashkëve.

Në mesazhin e tij të urimit, Meta thotë se Festa e Pashkëve dhe e dritës që nuk perëndon kurrë, na kujton sot se para malit të së keqes, padrejtësive, veseve, frikës e zhgënjimit, mosbesimit e arrogancës, korrupsionit, dhunës dhe çdo fenomeni negativ që vret paqen, drejtësinë e barazinë sociale dhe helmon rëndë shoqërinë, shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë.

Kreu i Shtetit nënvizon se me besimin në Zot dhe duke përqafuar gjithmonë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, por edhe kombëtare, me dashuri, harmoni të plotë, dialog, mirëkuptim, bashkëpunim e vëllazërim, secili prej nesh dhe shoqëria jonë në tërësi, mund të tejkalojë çdo sfidë, pavarësisht sakrificave, për të ecur e sigurt drejt së ardhmes më të mirë, në familjen europiane.

EMISIONET