Presidenti Ilir Meta thotë se është kryeministri Rama që po krijon krizën artificiale.

“Krizë artificiale që e krijon Rama. Kush punon me memot e mikut Agaci është punë tjetër. Mua askush nuk do guxojë të më dërgojë sekserë qofshin këto kombëtarë apo ndërkombëtarë për të shkelur Kushtetutën sepse këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët.”

Meta kishte dhe një reagim ndaj Gjykatës Kushtetuese e cila sot la të kuptohej se nuk e njihte Arta Vorpsin dhe se po përgatiste punën për tre gjyqtarët e betuar tek Meta.

Nuk ka institucon në botë që mund të guxojë të dalë kundër dekretit tërësisht kushtetues të presidentit. Nëse del kundër do të dëgjoni edhe përgjigjen e presidentit Ilir Meta. Sa herë ndërrohen diplomat apo ekspertë të caktuar ndërkombëtarë në Tiranë nuk kam ndërmend të tallem me kushtëtutën e Shqipërisë. Tek Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe dhe e kuqe flakë."

Deklarata u be gjate konferences per median sot pasdite ne Presidence.

/Ora News.tv/