Kjo e dielë e ka gjetur Presidentin e Republikës, Ilir Meta buzë detit. Gjatë gjithë ditës, Meta ka postuar foto, por duket se ditën e mbyll me një video duke notuar në det.

Presidenti Meta videon e shoqëron edhe me atë që ai e quan motoja e ditës: "Më mirë në det se në pishinë".

Përpara zgjedhjeve, Presidenti Meta e ftoi kryeministrin Rama për dialog, por ky i fundit refuzoi. Refuzimit, Presidenti Meta iu përgjigj kështu:

"Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës".

/Ora News.tv/