Meta thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Votoni Milo Gjukanoviç

Meta thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Votoni Milo

Të dielën e kësaj fundjave, Mali i Zi zhvillon zgjedhjet presidenciale. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, thotë se shqiptarët atje duhet të votojnë për kandidatin që ka mbështetur të drejtat e tyre.

I pyetur nga “Albanian Daily News”, se cili ishte kandidati që ka forcuar lidhjet midis shqiptarëve dhe malazezëve, Meta përmendi Milo Gjukanoviç, kandidati favorit në zgjedhje. 

Meta: Personalisht mendoj se kandidati që i ka vendosur dhe forcuar lidhjet miqësore e të bashkëpunimit midis shqiptarëve dhe malazezëve dhe ka ndikuar në mënyrë të qenësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, është zoti Millo Gjukanoviç. 

Mikpritja dhe mbrojtja që zoti Gjukanovic u ofroi në Malin e Zi mijëra shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur nga gjenocidi i Millosheviçit mbeten të paharruara për shqiptarët kudo në rajon e në botë.

Njohja e shpejtë e pavarësisë së Kosovës prej Malit të Zi ka qenë një tjetër tregues i përkushtimit të tij për fqinjësi të mirë dhe stabilitet.

Konstruktiviteti i tij për të zgjidhur në mënyrë të hapur e të drejtë çështjen e demarkacionit me Kosovën është tregues i vizionit të tij evropian. 

Gjykanoviç mendoj se i përfaqëson më mirë se kushdo interesat shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe është një prej kandidatëve me më shumë eksperiencë në drejtimin e Malit të Zi dhe që ofron garanci reale në përmirësimin e klimës së bashkëpunimit rajonal.

Njëri prej kandidatëve, në platformën e tij elektorale ka bërë të qartë se nëse do të fitojë do të rishikojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, por edhe anëtarësimin në NATO të Malit të Zi. Si i vlerësoni këto qëndrime dhe çfarë impakti/ndikimi mund të kenë në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe për rajonin ?

Kandidatët, kudo ata qofshin ata në rajon e që kërkojnë kthimin e vendeve tona prapa në kohën më të errët të konflikteve nuk kanë të ardhme. 

EMISIONET