Pas konferencës që mbajti të enjten pasdite, Presidenti Ilir Meta reagoi përsëri në mbrëmje. Duke shprehur falënderimin, “për çdo mesazh inkurajues të dërguar në rrjetet sociale”, Meta u bëri përsëri thirrje qytetarëve të bëhen bashkë në datën 2 mars.

Ilir Meta: Falenderoj nga zemra mijëra shqiptarë për çdo mesazh inkurajues të dërguar në rrjetet sociale! Bashkë në 2 Mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Bashkë kundër grushtit të shtetit! Bashkë për Kushtetutën! Bashkë në Besëlidhje! Bashkë për Shqipërinë!

Presidenti i Republikës prej disa ditësh ka nisur publikimin e atyre që ai i quan fakte që çmontojnë “grushtin e shtetit”, të bërë nga mazhoranca për kapjen e Gjykatës kushtetuese. Presidenti ka paralajmëruar shpërndarjen e parlamentit, ndërsa i ka bërë thirrje popullit për ta mbështetur.

/Ora News.tv/