Meta takon Presidentin e Bullgarisë në Izrael

Meta takon Presidentin e Bullgarisë në Izrael

Gjatë qëndrimit në Izrael, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pati një takim me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ku e falenderoi këtë të fundit për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit.

Meta shprehu besimin se vizita e Presidentit Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve si edhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë.

Besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”, u shpreh Meta.

Presidenti Meta dhe homologu i tij Radev u dakordësuan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve.

EMISIONET