Presidenti Ilir Meta u takua sot me Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum.

Kreu i shteti i ka shprehur mirënjohje për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

"E falenderova gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit", shkruan Meta në Facebook.

Meta thotë se është me rëndësi bashkëpunimi me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.

/Ora News.tv/