Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Takimi është zhvilluar me rastin e Forumit të Parisit për Paqen.

"Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane!", shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Në këtë forum, kreu i Shtetit u takua me homologë të vendeve të ndryshme, ku ka diskutuar mbi sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij europiane.

"Kënaqësi t’i dhuroja Forumit, portretin e Shenjtores Nënë Tereza, simbol i përkushtimit, devotshmërisë dhe sakrificës për një botë të drejtë, në paqe dhe në shërbim të njerëzve në nevojë", shkruan Presidenti Meta.

/Ora News.tv/