Presidenti Ilir Meta priti në një takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Në një postim në Facebook, Meta tha se e uroi për suksesin e arritur në zgjedhjet e përgjithshme.

Meta shtoi se uron që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike.

Ilir Meta: “Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.

Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen.”

/Ora News.tv/