Meta takon komunitetin shqiptar në Francë: Potencial për forcimin e marrëdhënieve

Meta takon komunitetin shqiptar në Francë: Potencial për forcimin

Gjatë vizitës së tij në Francë, kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar me komunitetin shqiptar atje.

"Shumë i lumtur të vizitoja "La Maison de l’Albanie", shtëpi e ngrohtë e shqiptarëve dhe e kulturës shqiptare në Paris, ku pata kënaqësinë të takoja përfaqësues të shoqatave të komunitetit tonë të dashur, të mirëintegruar në Francë", shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.

Presidenti thotë se ky komunitet ka potencialet intelektuale për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona historike e miqësore me Francën, dhe njëkohësisht të kontribuojë për një zhvillim më të mirë, më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të imazhit dhe të përkushtimit europian të Shqipërisë.

"Mbështes përpjekjet e tyre për mësimin e gjuhës shqipe përmes teatrit, dhe projektet e tjera për njohjen e vlerave, kulturës dhe historisë shqiptare në Francë", mbyll postimin kreu i shtetit.

EMISIONET