Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Estoni, ku është takuar edhe me homologen e tij Kersti Kaljulaid.

Në një status në Facebook, Meta thotë se kanë ndarë vizionin për sfidat e sigurisë europiane, proceset e integrimit euroatlantik dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok.

"Vlerësova interesin e Presidentes për rajonin tonë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. E ftova për të vizituar Shqipërinë, ftesë që e priti me kënaqësi. Forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, për një të ardhme të ndritur" shkruan Meta në Facebook.

/Ora News.tv/