Presidenti Ilir Meta është takuar në Lezhë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në Facebook, kreu i shtetit shqiptar ka postuar një selfie me kreun e ekzekutivit të Kosovës.

Ai thotë se bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët.

Meta: Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët.

/Ora News.tv/