Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Sarajeve me homologun turk Recep Tayyip Erdoğan.

Sipas Metës, Marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese.

"Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese. 

Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm", shkruan Meta në Facebook.

/Ora News.tv/