Meta takon ekipin izraelit në Durrës: Jo vetëm na ndihmuan, por edhe na mësuan

Meta takon ekipin izraelit në Durrës: Jo vetëm na ndihmuan, por

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar në Durrës ekipin izraelit, të cilët po bëjnë vlerësimet dhe ekspertimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Kreu i shtetit shqiptar, duke i falënderuar thotë se ata jo vetëm na ndihmuan, por edhe na mësuan.

Një falenderim, Meta e kishte edhe për ambasadorin izraelit në vendin tonë, Noah Gal Gendler.

"Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë", shkruan Meta në Facebook.

EMISIONET