Meta takon Di Maio-n, i shpreh mirënjohjen për ndihmën e Italisë pas tërmetit tragjik

Meta takon Di Maio-n, i shpreh mirënjohjen për ndihmën e

Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar me Ministrin e Jashtëm të Italisë në Presidencë.

Gjatë takimit, kreu i shtetit i shprehu mirënjohjen Di Maio për ndihmën që Italia dha për Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

“Shpreha falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë,”- shkroi Meta në Facebook.

Ndërsa theksoi se asistenca italiane për rindërtimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura është e mirëpritur.

“Partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e tradicionale mes dy popujve tanë, meritojnë të forcohen më tej, për një të ardhme më të ndritur!”- përfundoi Meta.

 

EMISIONET