Meta takon aktorin e famshëm holluvudian. Çfarë i kërkoi gjatë takimit?!

Gjatë qëndrimit në Poloni, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim edhe me aktorin e famshëm Arnold Schwarzenegger.

"Kënaqësi të takoja në Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri", shkruan Meta.

Ndërkohë, Meta ka zhvilluar një takim edhe me homologun polak, Andrzej Duda.

"Marrëdhëniet me Poloninë po përjetojnë një rritje të qëndrueshme dhe premtuese, jo vetëm në fushën e turizmit. Vizita zyrtare vitin e ardhshëm në Tiranë e Presidentit, z.Andrzej Duda, tepër e mirëpritur", shkruan Meta.

EMISIONET