Presidenti Ilir Meta priti mbrëmjen e sotme në një takimministrin e Shtetit për Rindërtimin, z.Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga Qeveria edhe për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID 19.

Presidenti thotë sen u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga Qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutuam mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

"Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë" shkruan Meta.

Aktualisht në vendin tonë numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 70, dy prej të cilëve kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë drejt shërimit.

/Ora News.tv/