Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim, kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Gjatë takimit, kreu i Shtetit ka theksuar rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t'i shërbejë të ardhmes europiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon.

"Kënaqësi e veçantë të prisja sot në mbrëmje në një takim të veçantë Liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti. Forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona në interes të përbashkët dhe të forcimit të perspektivës evropiane jo vetëm të Shqipërisë e të Kosovës, por të gjithë rajonit tonë ishte temë kryesore. Në këtë drejtim theksova rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t'i shërbejë të ardhmes europiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon. Vlerësova se Vetëvendosja si forcë kryesore politike duhet të luajë rol të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës dhe arritjen e konsensusit të plotë për një dialog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë", shkruan Meta në Facebook.

/Ora News.tv/