Meta takohet me Granoff: Kontributor i palodhur!

Meta takohet me Granoff: Kontributor i palodhur!

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.

Në një status në Facebook, Presidenti Meta thotë se Granoff është kontributor i palodhur për forcimin e miqësisë mes kombit shqiptar dhe atij amerikan.

"Mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme, mbi 10-vjeçare, të tij dhe të AADF, për bizneset shqiptare, promovimin e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe kualifikimin e të rinjve", shkruan Meta në Facebook.

EMISIONET