Meta takim me presidentin e Bullgarisë: E falënderova për ndihmën pas tërmetit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti ditën e sotme në një vizitë shtetërore, presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Pritja shtetërore në Pallatin e Brigadave, ndërkohë presidenti Meta e falënderoi Radev për ndihmën e Bullgarisë për tërmetin.

 Meta tha se Radev do të jetë ditën e nesërme edhe në disa zona të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Po ashtu, Meta shtoi se janë diskutuar edhe bashkëpunime në fusha të kulturës dhe arsimit.

Meta: E falënderova për ndihmën dhe mesazhet pas tërmetit. Theksova për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e emergjencave civile, pasi bashkë do t’i përballojmë. Ai nesër do të ketë edhe rastin që të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti.

Kemi diskutuar për bashkëpunime edhe në fushën e kulturës dhe arsimit, për shkëmbimin e studentëve. Duke bashkëpunuar në këto fusha marrëdhëniet tona do të jenë më të prekshme dhe më të suksesshme. Dua t’jua uroj për fetën tuaj kombëtare, do të kemi mundësi ta festojmë edhe sot në Tiranë. 

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev gjatë konferencës për shtyp me Metën

EMISIONET