Meta më shumë se 1 orë takim me Ambasadorët, i njeh me informacione konfidenciale

Meta më shumë se 1 orë takim me Ambasadorët, i njeh me

Pas konsultimit me ish-presidentët, kreu i shtetit Ilir Meta mblodhi në një tryezë Këshillin e Ambasadorëve shqiptarë.

Për më shumë se një orë është diskutuar mbi krizën politikë në Shqipëri, por edhe mbi situatën e krijuar me reformën në drejtësi.

Për këtë të fundit, Meta ka paraqitur në tryezë edhe të dhëna konfidenciale.

Besnik Mustafaj: Ishte një takim i dobishëm, presidenti na njohu përveç se me informacionet e bëra publike, edhe me informacione konfidenciale lidhur me krizën që po kalon vendi në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të tjera të larta të drejtësisë.

Sa i përket referendumit të propozuar nga Meta dhe vetë Ambasdorët nuk janë në një qëndrim.

Besnik Mustafaj: Si Këshill i Ambasadorëve nuk kemi një mendim të vendosur për këtë gjë.

Paralelisht në takimet në Presidencë po diskutohet dhe mbi nenet e Kushtetutës ose ligjet që do të kërkohet të votohen në popull, ndërsa me 8 dhjetor presidenti ka paralajmëruar zhvillimin e një tubimi në Qytetin Studenti.


EMISIONET