Meta takim me Bashën në Presidencë një ditë pas tubimit në bulevard

Meta takim me Bashën në Presidencë një ditë pas tubimit

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në Presidencë.

Takimi vjen vetëm një ditë pas tubimit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" të thirrur nga Meta, të cilit ju përgjigjën dhe krerët e partive politike opozitare së bashku me mbështetësit e tyre.

Nuk dihet se cila ka qenë tema e takimit, por mendohet se në fokus të diskutimit kanë qenë hapat që do të ndiqen në ditët në vijim.

Për gati 2 orë mijëra qytetarë mbushën të hënën bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në një tubim paqësor të thirrur nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Mes brohorimave të mijëra mbështetësve Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin që kthen në Kuvend ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka reagim nga maxhoranca për dekretin që firmosi sot atëherë më 15 mars dekreton shpërndarjen e parlamentit në mes të Kuvendit.

EMISIONET