Presidenti, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve shqiptare  të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë takimit Meta ka inkurajuar dy krerët e partive fituese në zgjedhje për një partneritet të suksesshëm.

“Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

Gjithashtu, Meta ka vizituar edhe familjarët që humbën banesat si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, të strehuar në Kampin e Inovacionit në Prizren.

/Ora News.tv/