A po e fusin, deklaratat e presidentit Ilir Meta,  Shqipërinë në një kurs të fortë përplasjeje me SHBA-në dhe BE-në?

Pyetjes së një gazetari sot në konferencë për median presidenti Ilir Meta iu përgjigj:  

"Marrëdhëniet e mia me SHBA-në kanë qenë janë dhe do të jenë gjithmonë marrëdhënie të kristalta, të sinqerta dhe jashtë çdolloj hije dyshimi sa i takon përputhjes së vendimeve të mia dhe interesave strategjike të SHBA në Shqipëri dhe në Ballkan.

Gjithmonë kam qenë i qartë, i drejtë dhe nuk kam pasur asnjë shqetësim prej tyre. Këto votime i vlerëson ODIHR, pastaj çdo ambasadë, shtet të mbajë qëndrimet e tij janë të respektuar. Unë nuk hyj në histori ambasadash. Këto i dini, keni specialistin numër 1. Konsullin që shpërndan e heq viza. Jam këtu prë ti shërbyer një Shqipërie të qëndrueshme dhe demokratike, anëtare e denjë e NATO-s dhe NATO në zemrën e vet ka demokracinë, nuk ka sistemin një partiak. Besoj se mesazhet e zonjës  Glover kanë qenë tepër të qarta dhe të kristalta dhe në raport me dekretin e presidentit dhe pasiguritë juridike dhe funkisonimin e gjithckaje tjetër. Po të thellohesh është e qartë se shumë nga arsyet e mia që shoqëronin dekretin tim ishin shumë qartazi të përfshira në ato konkluzione që zonja e nderuar bëri.  Kam besim në integritetin e saj, sepse nuk mendoj që çdo ndërkombëtar mund të lobohet. Besoj se këto gjëra do të bëhen më të qarta në ditët që vijnë.

Së dyti: Jam krenar që nuk dëgjova asnjë nga këshilltarët e mi që ë më thoshin dërgo ti letra në OSBE meqë nxorre dekretin që këta të ikin nga Shqipëria. Jo ata nuk i kam ftuar unë. I fton qeveria. Unë kam detyrë ti informoj për një rrethanë të re. Vendimin që ata e marrin e marrin vetë, sepse Shqipëria ka president që është kryetar shteti dhe qeveri pavarësisht si sillet ajo.

Edhe sikur Glover të mos kishte atë bindje unë bindjen nuk e ndryshoj dot sepse e di shumë mirë shtetin e së drejtës dhe Kushtetutën. Çdokush bën zgjedhjen e vet.  Unë kam zgjedhur ti shërbej Shqipërisë, vendi denjë në NATO dhe jo objekt trazirash e provokiesh në rajon dhe Shqipërisë që çel negociatat më 17-8 tetor. Këto janë objektivat e mia. Kush ka objektiva të tjera të vazhdojë.

Ti më thua mua unë fus Shqipërinë në përplasje me Amerikën?! Përse?! Mos kam ndërhyrë unë në zgjedhjet në Amerikë?! Kam financuar ndonjë fondacion në Amerikë?! Bëj unë pastrim lekësh në Amerikë?! Kam bërë ndonjë fotografi të paligjshme në Amerikë?! As si burri i Monikës dhe as si gruaja e dikujt tjetër. Mos kini asnjë merak në këtë çështje." 

Nipi i Spiro Kolekës nuk më bën dot antiamerikan

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se Rama kërkon ta bëjë atë antiamerikan, por këtë nuk e arrin dot.

Ilir Meta: Nuk më nxjerr nipi i Spiro Kolekës  antiamerikan. Po qe se erdhi dita që nipi  Spiro Kolekës të më heqë vizën mua amerikane jam i lumtur që erdhi kjo ditë, por unë vizës demokracisë në Shqipëri nuk ja heq kurrë, pluralizmit politik jo e jo, interesave të shqiptarëve as që bëhet fjalë në këtë botë, në botën tjetër nuk e di. Me përfaqësuesen e SHBA unë kam pasur një takim të veçantë. E kam sqaruar dhe i kam thënë keni ndonjë shqetësim apo koment nga ana ligjore? Jo. Atehere une po perpiqem te punoj dhe do punoj me te gjithë dhe padyshim me amerikanët por në mënyrë të veçantë europianet, sepse halli kryesor i joni nuk është integrimi në NATO por në BE. Kush në këtë botë më thotë që presidenti nuk ka të drejtë të mbajë qëndrimet e veta, kur ka përgjegjësitë e veta para popullit shqiptar. Përputhshmëria ime me qëllimet strategjike të SHBA në Shqipëri e në Ballkan është e padiskutueshme?! " 

/Ora News.tv/