Presidenti Ilir Meta ka sqaruar skemën e manipulimit të botimit të aktit të KED në Fletoren Zyrtare.

Në emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu, Presidenti i vendit Ilir Meta, ka shpjeguar procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shpjeguar që ai ka ndjekur rrugën institucionale, lidhur me respektimin e afatit 30 ditor të emërimeve në këtë gjykatë.

Meta: Ligji ka parasysh që Ilir Metës i fillon afati kur kuvendi ka zgjedhur të parin, sepse kushtetuta flet për një vakancë për 30 ditë, nuk flet për dy vakanca ose tre vakanca të menjëhershme. Dhe arsyeja që është bërë kjo gjë, dhe e ka bërë vetë Venecia, është se mund të qëllojë që Presidenti dhe shumica të jenë të një linje politike, dhe ata mund të mbushin gjashtë të parët, marrin shumicën absolute i shtyjnë dhe ato të tjerat dhe mbarojnë punë. Prandaj është bërë për të ruajtur balancat  e Gjykatës Kushtetuese.

/Ora News.tv/