Meta shuan kureshtjen: Ja pse zgjodha malet për pushime

Presidenti Ilir Meta ka shuar kureshtjen e të gjithë atyre që kanë pyetur përse këtë sezon veror zgjodhi malet dhe jo detin.

Në përgjigje të një komentuesi, Meta thotë se promovimi i maleve shqiptare ka qenë prioriteti i tij që në marrje të mandatit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe në vazhdim.

Po ashtu Kreu i shtetit thotë se me pak investim të mençur mund ti jepet mundësi rritjes së sportit të aventurës, duke u bërë burim mirëqenie për banorët, ndërsa për të rinjtë do ti ndihmojë ata të largohen nga droga dhe veset e tjera të këqija.

Në Facebook, një ndjekës i Prsidentit i ka bërë atij këtë pyetje: Duam qëllimin e kësaj aventure ..sepse këta shkëmbinj i kanë kaluar Partizanët që na sollën Lirinë si dhe më pas gjeollogët tanë , që na dhanë thesarët . E bijtë tanè ushtarë i ruajtèn këta shkëmbinj nga çakallët. Sot kush i ruan ?? E kujt është kjo pasuri . ???

Presidenti Ilir Meta: I dashur Riza Sinani. Së pari duke ju falenderuar që më ndiqni në facebook lidhur me pyetjen tuaj dua t'ju siguroj se promovimi i maleve tona, në veçanti të alpeve është një prioritet i imi që në fillim të këtij mandati e do vazhdoj deri në fund. Ne jemi ende larg njohjes reale të kësaj pasurie të pabesueshme që kemi e cila duke u mbrojtur me më përgjegjesi se deri tani dhe me disa investime të mençura e aspak të shtrenjta mund ti japë një rritje spektakolare sporteve të aventurës e natyres. Unë besoj se në këtë mënyre jo vetem që malet e luginat tona nuk do zbrazen nga shqiptarët por do kthehen në burim mirëqenie për banorët së pari por edhe për të gjithë e sidomos të rinjtë që duhet ti largojmë sa më shumë nga kafenetë, bastet, droga e veset e tjera. Po kështu përmes këtyre udhëtimeve kam mundësi të takoj dhe shumë banorë të zonave e të kuptoj më mirë problemet e tyre.

EMISIONET