Kreu i Shtetit, Ilir Meta, nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, por Marsida Xhaferllarin, e cila bëri edhe betimin mbrëmjen e sotme në Presidencë së bashku me dy anëtaret e tjera Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën.

Për Metën, ajo që thotë KED nuk ka asnjë vlerë, teksa nuk ka kursyer edhe njëherë akuzat në drejtim të kreut të KED, Ardian Dvorani.

“Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit. Ka mbaruar kjo histori. Jemi shtet i së drejtës dhe jo republikë noteriale. Asistencë mjekësore nuk i ofroj dot Dvoranit. Ai edhe mund të ketë nevojë. Ai paska shqetësim për etikën e Presidentit ndërsa nuk ka shqetësim për planin mafioz që i merr kompetencat Presidentit” – tha Meta gjatë intervistës në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut.

/Ora News.tv/