PS vijon punën hetimore për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Komisioni hetimor pasi do të dëgjojnë në një seance  kreun e shtetit do të përgatisë një raport, i cili do të votohet në Parlament.

Në rast se komisioni kërkon shkarkimin e Ilir Metës atëherë PS i nevojiten 94 vota për ta çuar deri në fund vendimin politik, pavarësisht se fjalën e fundit për këtë çështje e thotë Gjykata Kushtetuese, e cila për momentin është jofunksionale.

Por kreu i grupit socialist, Taulant Balla nga Elbasani u shpreh besimplotës se deri në Shtator Kushtetuesja do të jetë funskionale.

Balla: Ilir Meta ka bërë nj akt të rëndë. Nëse komisioni do të konkludojë që shkelja është e rëndë, patjetër që do të shkatrkohet dhe ky proces do të certifikohet nga Gjykata e re kushtetuese që në shtator do të jetë gati.

Përkundër propozimit të presidentit për të bërë 3 palë zgjedhje në 13 tetor, Balla thotë se zgjedhje do të ketë vetëm në 2021.

Balla: Dua t'ua them shumë troç. Unë besoj që jeni të qartë që zgjedhje të tjera, ato të përgjithshme janë vetëm në 2021. Zgjedhje të tjera nuk ka më.

Pas fitorës së 61 bashkive, PS mendon që është momenti për të dialoguar me Partinë Demokratike, por pa përjashtuar opozitën në Parlament.

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla nga Elbasani u shpreh se vendi ka nevojë për dialog politik, pasi është para disa sfidave të mëdha, por pa cënuar reformën në drejtësi, si kusht i mazhorancës.

/Ora News.tv/