Presidenti Ilir Meta sqaroi arsyen përse e nisi konferencën me vonesë. Ai tha se kishte një takim me ambasadoren e Kanadasë, por nuk la pa shigjetuar të tjerë diplomatë në vendin tonë. Pa i përmendur specifikisht, ai tha se "ka diplomatë që kanë vitë të tëra këtu dhe nuk duan të kuptojnë".

Ilir Meta: Ju kërkoj falje për vonesën kisha një takim me ambasadoren e Kanadasë, e interesuar për demokracinë në Shqipëri dhe fillon me demokracinë. Jam i lumtur që një përfaqësuese e hapësirës euroatlantike e fillon bisedën me demokracinë. Koha vajti pak më e gjatë se duke folur për rule of low. Edhe kjo historia e Gjykatës Kushtetuese edhe zonja në fjalë nuk po arrinte ta kuptonte dot gjë. Unë i thashë të lutem të iki të takoj gazetarët se këtu ka kolegë diplomatë që kanë vite të tëra dhe nuk duan të kuptojnë.

/Ora News.tv/