Presidenti Ilir Meta përcolli edhe një herë mesazhin për të lënë mënjanë lakminë dhe egon dhe për të reflektuar në të mirë të Shqipërisë.

"Në kohët që po jetojmë e ardhmja po bëhet edhe më e vështirë edhe për shkak të antagonizmit politik artificial që nuk i shërben as anëtarësimit në BE. Është e domosdoshme të reflektojmë sa më shpejt për të ndalur largimin masiv të rinjve."

Kreu i shtetit e dha këtë mesazh në ditën e Ashures.

"Në këtë situatë të ndalemi e reflektojmë. Të flakim tej lakminë dhe egon dhe të marrim përgjegjësitë"

/Ora News.tv/