Presidenti Ilir Meta ishte sot në Prishtinë në aktivitetin përkujtimor të 12 vjetorit të vdekjes së Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në një postim në fb, Meta shkruan: "Të dashur miq, kënaqësi të takohesha sot në Prishtinë me familjen e dashur të Presidentit Rugova, për të kujtuar veprën e tij të pavdekshme. Urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje".

Ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

/Ora News.tv/