Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ilir Meta: Ai nëse do takim me prindër me Presidentin ti marrë ata amerikanët evropianët që nuk e lënë të bëjë një marrëveshje, ai do po ata nuk duan le të vijnë këtu jam unë. Nëse ata nuk vijnë dot këtu se nuk janë shkojmë diku tjetër, shkojmë në Amerikë se mua vizën amerikane ma jep Edi, sepse vizën amerikane ai e jep dhe ai e heq.

Unë kam bërë çdo përpjekje që Shqipëria mos bëhej qesharake. As para se të bëhej reforma në drejtësi, edhe për zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është kthyer në Ramaform, se po të ishte zbatuar si reformë nuk ishim në këtë situatë. Kush janë këta ambasadorë që kujtohen  një ditë para zgjedhjeve që thonë do ta bëjë gjykata kushtetuese. Kush e prishi KED-n? Edi sepse nuk i pëlqyen emrat nga kutia. Përdori edhe një ambasador shumë të nderuar që nuk është më këtu, i cili për një javë i lutej Arta Dades që të më priste se e kishte gënjyer Edi dhe ja kishte futur kot. Por na iku 1 vit KED.

Kush bëri lojë me KED ku Ilir Meta ishte President edhe thirri drejtuesit e delegacionit evropian për ti bërë të qartë që mos përsëriteshin problemet e 2016, pasi ramë dakord për çdo gjë, EURALIUS tha se ne nuk vijmë dot se kemi porosi politike. Ta hetojë BE nga ishte kjo porosi politike. Dhe të shikojmë pse u kthye reforma në Ramaform. Ramaforma është një koloni e tiranisë personale të një regjenti të një fondacioni botëror. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjë, sepse Mujo Ulqinaku një ushtar i thjeshtë ishte dhe i doli Italisë. Prandaj shqiptarët çdo 7 prill nderojnë Mujon, jo mbretin. Kështu që unë kam hallin e 17, 18 tetorit. E gjithë jeta ime janë 3 gjera, e para demokracia, e panegociueshme. E dyta është integrimi Evropian i Shqipërisë dhe po kështu e gjithë angazhimi im është Shqipëria faktor stabiliteti në Ballkan. Kush e do Shqipërinë një Kolumbi në Evropë dhe një vend që të krijojë probleme në Ballkan mua më ka kundër, si President dhe si Ilir Meta.

Reforma në drejtësi e Edi Ramës ka fytyrën e skandalit të Unazën së Re genocid ndaj njerëzve, hallexhinjve dhe paprekshmëri edhe ndaj atyre që falsifikojnë dokumente të shtetit amerikan. Asnjë recepsionist nuk është ndaluar akoma, ndërkohë me qindra hallexhinj e njerëz janë dhunuar atje."


/Ora News.tv/