Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, tha se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos përfshihej në debatin e korrigjimittë kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kreut të shtetit, Rama i tha se nuk është përfshirë por që më pas i solli Gent Cakajn si kandidaturë për Ministër të Jashtëm, një emër tërësisht i panjohur për të.

Ilir Meta: “Kam folur disa herë me Ramën gjatë vitit të kaluar edhe kur u hao çështja e korrigjimit të kufijve, ku di unë, histori të tilla, dhe i kamë thënë disa herë nuk është detyra jonë të mbajmë qëndrime të cilat na krijojnë probleme në raport me Kosovën. 

Vendi i fundit në botë që mund të vërë në diskutim pavarësinë dhe integritetin e Kosovës është Shqipëria. Vendi i fundit në botë, ndaj i thashë mos përfshi në çdo lloj mënyrë në këtë çështje, apo në këtë lloj debati. 

Ai më ka thënë që unë nuk jam i përfshirë, kështu më ka thënë por më pas për fat të keq më solli si kandidat për ministër të jashtëm, një tërësisht kandidaturë e panjohur për mua, por që ishte shprehur diku, kishte lënë për të kuptuar që kjo çështja e korrigjimit të kufijve ishte një lloj trendi. Mua më ka thënë që nuk është i përfshirë në këtë gjë. E vërteta, sesa i sinqertë ka qenë kjo është gjë tjetër dhe Kosova i ka kryer të gjitha detyrimet e saj ndaj Serbisë. Serbia nuk i ka kryer ndaj Kosovës.”


/Ora News.tv/