Presidenti Ilir Meta deklaron se maxhoranca po përpiqet të shpikë armiqë.  

I quan marrëzi akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj tij, se po përpiqet të minojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Ilir Meta: A ka ndonjë gënjeshtër nga këta këtu? (I referohet letres që ka dërguar Komisionerit për Zgjerim )   Letra është e përkthyer në shqip. Me këto skandale mbi skandale rruga vetëm vështitrësohet prandaj ti thërrasin mëndjes e të mos përgatiten për alibi e për të shpikur armiq se gjoja i ka thënë presidenti këtyre ministrave që kanë ardhur që të mos na celin negociatat, kjo është marrëzia më e madhe. Të na çelin nga dje jo nga sot. Por nëse është një situatë që e ka parë gjithë bota do i thuash si është e vërteta. Dhe përsëri të na fusin brenda sa më shpejt sepse kjo është në interes të të gjithë popullit shqiptar.

Pyetje: 15 marsi është datë e panegociueshme ?

Ilir Meta: Integriteti është vijë e kuqe, e kuqe flakë e patë uraganin kuq e zi.

Presidenti Ilir Meta doli ne nje konference per median.



/Ora News.tv/