Kreu i Shtetit Ilir Meta i kërkon qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës që të tërhiqen nga shembja e godinës së Tetarit Kombëtar. Duke lajmëruar një padi të dytë në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje Presidenti shprehet se për kalimin e objektit në pronësi të Bashkisë është përdorur një procedurë ekstraligjore, kriminale dhe antikushtetuese.

Tirane-  “Teatri Kombëtar” riktheu sërish përplasjen institucionale mes Presidentit dhe qeverisë. Vendimin e Këshillit të Ministrave për t’ja kaluar këtë truallin dhe godinën në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me qëllim ndërtimin e një godinë të re, Ilir Meta e quan antikushtetuese.

"Kjo vendimarrje në praktikë do të thotë se aktualisht po përdoret një procedurë tjetër “ekstra ligjore” tashmë në përgjegjësinë vetëm të Bashkisë Tiranë, për të prishur godinat e Teatrit Kombëtar. Në këtë Ditën e  Europës, i bën thirrje autoriteteve shtetërore, se çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo llogjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar" deklaroi Meta.

Kreu i shtetit përkrah reagimin e qytetarëve këtij vendimi si dhe i kujton mazhorancës së çështja e Tetarit Kombëtar është në Kushtetuese.

Ky vendim i djeshëm i qeverisë me të drejtë ka krijuar një reagim të fortë qytetar, pasi veç të tjerash merret në një kohë kur vendi po i nënshtrohet gjëndjes së fatkeqësisë natyrore dhe masave kufizuese të lirisë së qarkullimit, si dhe në një moment kur pikërisht kjo çështje ndodhet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, që prej 3 vitesh nuk është funksionale.

Meta theksoi edhe një herë se për këtë çështje Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, duhet të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenon Teatrin Kombëtar.

Ne një reagim të dytë Meta nenvizoi se "nëse nuk ka reflektim, padi tjetër në Gjykatën Kushtetuese." 

/Ora News.tv/