Meta: Pusteci i ka të gjitha potencialet për të qenë një bashki e begatë

Meta: Pusteci i ka të gjitha potencialet për të qenë

Presidenti i vendit Ilir Meta i cili ka një axhendë disa ditore në juglindje të vendit e ka nisur me një takim në Bashkinë e Pustecit ndërsa ka vendosur vëmendjen tek investimet e nevojshme në këtë zonë dhe projektet e përbashkëta mes Maqedonisë Greqisë dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin e kësaj zone. 

Sipas tij, kjo bashki e cila ka në vetëvete potenciale të shumta sa i takon turizmit, duhet të fokusohet tek projektet dhe ti referohet modelit të vendeve fqinjë për ta çuar Prespën në të njëjtin standart ndërsa është shprehur optimist për bashkëpunimin trepalësh. 

Meta gjithashtu e ka konsideruar këtë Bashki, e cila është e minoritetit maqedonas, si një pasuri për vendin tonë pasi ka tradita e vlera kulturore shumë të çmuara.

Meta: Pusteci është shembull i bashkëjetesës. Pavarësisht vështirësive sidomos të rinjve psh papunesia, mendoj se duhet të bashkëpunojmë sepse Pusteci duhet të jetë një ndër bashkitë më të begata sepse i ka të gjitha potencialet.

Synojmë të përfitojme edhe nga eksperienca e fqinjeve për ta zhvilluar më tej këtë zone. Në vitet në vazhdim edhe vetë stafi i bashkisë duhet të hartojë projekte për të rritur hapësirat e punësimit dhe t'iu drejtohet organizatave apo donatoreve për të ritur punësimin.

Ka rëndesi të veçante ruajtja e identitetit tuaj. Vullneti jonë vazhdon për një integrim më të mirë. Bashkëpunimi juaj me Maqedoninë dhe Greqinë mund të sjellë shumë përfitime dhe të arihet niveli si ne dy Prespat e tjera.

Pak javë më parë Bashkia e Pustecit është vizituar edhe nga kryeministrat Rama dhe Zaev si dhe kreu i parlamentit maqedonas Talat Xhaferi.

EMISIONET