Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një spot në gjuhën angleze për kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

Meta tha se ky spot ka për qëllim që i gjithë opinioni ndërkombëtar të njihet me përpjekjen e Dvoranit për grusht shteti.

Kreu i shtetit shkroi se ai po ë bën këtë nëpërmjet uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese.

"Të dashur qytetarë! Ky është spoti i dytë i autorizuar nga unë në gjuhën angleze, për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese,"- shkroi Presidenti.



/Ora News.tv/