Presidenti Ilir Meta vazhdon ti qëndrojë idesë që presidenti të zgjidhet nga populli.

Në "360 Gradë" në RTV Ora ai tha se nuk ka frikë nga vota qytetare, pasi në të gjithë qasjen e tij ka qenë në mbështetje të tyre dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të tyre.

Ilir Meta: Patjetër. Qytetarët e kanë parë që në të gjitha zhvillimet Presidenti ka qenë në anën e tyre dhe të  vërtetës. E kanë të qartë të gjitha ata që kanë frikë nga qytetarët. Po edhe Presidenti të zgjidhet nga populli, jo kur ti mbarojë mandati Ilir Metës  pas 2 vjet e gjysmë por sot. Për të bërë një zgjidhje politike, po t'ja lëmë në dorë sovranit. Edhe për zgjedhjet vendore, edhe për zgjedhje parlamentare edhe presidentin nga populli. 

Një president që nuk ka frikë nga vota e popullit nuk ka arsye pse të mos gëzojë. Ndoshta votën jo, por të paktën besimin dhe respektin e tij. Nëse populli  thotë Ilir Meta të mos jetë president, Ilir Meta nuk po kërkon as të fitojë kohë për të qenë president në detyrë se mund të bëja marrëveshje me Ramën dhe të rrija 20 vjet. Unë gjithmonë kam besuar te vota e qytetarëve pavarësisht nga gabimet dhe mangësitë që kam dhe unë.



/Ora News.tv/