Meta pret Zannierin, e falenderon për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri

Meta pret Zannierin, e falenderon për mbrojtjen e pakicave kombëtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së, Lamberto Zannier.

Presidenti Meta dhe Komisioneri Zannier patën një shkëmbim të frytshëm mendimesh rreth zhvillimeve rajonale e më gjerë, si dhe shprehën gadishmërinë për të forcuar bashkëpunimin përgjatë vitit të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit e falenderoi për mbështetjen e Zyrës së tij në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.  

Gjithashtu, Presidenti Meta e garantoi për përkushtimin e tij për të respektuar të drejtat kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, pavarësisht përkatësisë etnike.


EMISIONET