Presidenti Ilir Meta priti në një takim të dielën ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Duke shfrytëzuar 8 marsin, ditën e gruas, Meta i dhuroi Jahjagës një buqetë me lule, ndërsa i shprehu mbështetjen për fondacionin që ajo drejton dhe mban emrin e saj.

Ilir Meta: Kënaqësi të takoja sot Presidenten Atifete Jahjaga dhe t’i dhuroja një buqetë më lule me rastin e 8 Marsit, duke uruar me këtë rast edhe të gjitha nënat, gratë dhe motrat e Kosovës. Mbështetje të plotë dhe solidaritet me kauzën fisnike të “Fondacionit Jahjaga”.

/Ora News.tv/