Një ditë pasi lexoi opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, Presidenti i Republikës Ilir Meta është kthyer 112 vite pas. Përmes një postimi në në facebbok ai ka kujtuar Kongresin e Manastirit, një nga ngjarjet historike të vendit tonë, ku patriotët shqiptarë të mbledhur nga trojet por dhe nga shtete të tjeë, vendosen themelet e shkrimit të gjuhës shqipe. Por teksa në shkrim flitet për rolin e patrioëve, në video Meta poston homologun bullgar në kohën kur ishte pilot dhe komandat i Forcave të armatosura, si dhe i ka shprehur mirënjohjen për Bullgarinë për kontributin e dhënë për vendin tonë.

Bullgaria, ka qenë baza e patriotëve tanë të cilët përgatitën Kongresin e Manastirit dhe Pavarësinë e Shqipërisë, duke hapur edhe kishat për Fan Nolin për të organizuar mesha në vigjilje të shpalljes së saj. Por edhe sot Presidentët Stojanov, Parvanov dhe Plevneliev vazhdojnë të jenë të vëmendshëm e të dashur për Shqipërinë kurdo që u jepet mundësia.

Për të mbështetut spektaklin në ajër të Presidentit Radev, Ilir Meta tregon edhe një detaj interesant se si homologu i tij mori postin e Kreut të Shtetit.

Ai ka qenë një pilot i mrekullueshëm dhe Komandant i Forcave Ajrore të vendit të tij, të cilin, ditën që kishte vendosur të dilte në pension, e ftuan për t'u bërë President. Në  spektaklin e fundit të tij para 6 vitesh në ajer, e priste në kur në aeroport Presidenti Plevneliev, i cili nuk e dinte se po priste pasardhësin e tij.

Presidenti Bullgar gjatë vizitës zyrtare në Tiranë zhvilloi takime me të gjithë institucionet në vend.

/Ora News.tv/