"Zonja Arta Vorpsi automatikisht është zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese", deklaroi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në seancën e fundit plenare.

Por Kreu i Shtetit e intepreton ndryshe ligjin për Kushtetuesen. Kishte premtuar që 24 orë pas votimit nga ana e Parlamentit , do të dekretontë vakancen e dytë.

Për shkak të axhendës së tij në Samitin e Paqes në Francë, me të ardhur në aeroportin e Rinasit, Kreu i Shtetit firmosi emrin e Marsida Xaferllarit, si anëtarë të 5 të të Gjykatës Kushtetuese.

Në orën 20:00 Presidenti i Republikës do të argumentojë edhe dekretin e tij, pasi tashmë jemi përballë faktit që për të njëjtën vakancë janë dy emra, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

Sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Kreu i Shtetit ka 30 ditë kohë nga paraqitja e kandidatëve të KED të shprehet me dekret. 

Por presidenca përmes një shkrese zyrtare ka nënvizuar se pas zgjedhjes së emrit të parë, që ishte Besnik Muçi, rradha për votim i kalonte Parlamentit dhe më pas sërish Presidentit. Në të kundërt, për kreun e Kuvendit ligji është i qartë, në Kushtetuese emërohet automatikisht kandidati i parë i listës.

Por kësaj situatë interpretimi të ligjit i është bashkangjitur edhe KED, institucion që ende nuk e ka publikuar emrin e Vorpsit në faqen zyrtare.

Me Marsida Xhaferllarin dhe Arta Vorpsin për të njëjtën vakancë, Gjykata Kushtetuese shkon në 5 anëtarë. 

Elsa Toska dhe Fiona Papjorgji të zgjedhur nga Parlamenti janë pritje të thirrjes së Presidentit për të bërë betimin dhe për të nisur zyrtarisht punën si gjyqtarë në Kushtetuese.

/Ora News.tv/