Si për të kujtuar kohën kur ka qenë vetë folës në Radio por edhe për të nderuar të gjitha gazetarët radiofonikë, Presidenti i Republikës ka zgjedhur Ditën Ndërkombëtare të Radios për të ndarë me ta kujtime, madje dhe një episod nga eksperienca personale.

Meta: Unë sot shef kam zotin Ahmet Shqarri sepse në vitet '89-'90 kam qenë student por kam qenë edhe komentator amator në emisionin që ai drejtonte me të madhin Ismet Bellova nga njëra ndeshje në tjetrën.

Presidenti Meta vlerësoi faktin se Shqipëria ëhstë bërë e njohur pikërisht për meritë  të valëve të Radio Tiranës.

Meta: Jam i sigurt si në Santo Domingo dhe Republikën Domenikane, në të gjithë botën Shqipëria është përcjellë përmes valëve të kësaj radioje.

Mes gazetarëve radiofonikë ndër vite, njëri prej tyre, Ahmet Shqarri, kërkoi më shumë vëmendje nga ata që e kanë detyrim.

Shqarri: Është meritë e Presidentit që na bën të mblidhemi këtu. Ka edhe Kryeministra, ka edhe Ministra, ka institucine që duhet të përgjigjen realisht për këtë por kjo nuk ndodh. Edhe njëherë faleminderit President.

Radio Tirana filloi transmetimin e emisioneve me 28 nëntor të vitit 1938.

/Ora News.tv/