Meta përgëzon kryepeshkopin Janullatos: Kontributi i tij afirmon Shqipërinë si vend i harmonisë fetare

Meta përgëzon kryepeshkopin Janullatos: Kontributi i tij afirmon

Presidenti Ilir Meta ka përgëzuar Kryepeshkopin Anastas Janullatos për çmimin “Klaus Hemmerle 2020” për kontributin për përqasjen dhe bashkë-ekzistencën paqësore.

Përmes në postimi në faqen e tij të Facebook, Meta shkruan se kontributi ndërkombëtar i Kryepeshkopit ka ndihmuar në afirmimin e Shqipërisë si vend i lirë dhe me harmoni ndërfetare.

Postimi i plotë

 E përshëndes vlerësimin e merituar të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, me çmimin ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”, për kontributin e Tij të shquar për përqasjen dhe bashkë-ekzistencën paqësore.

Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik në mbarë botën.

Kontributi ndërkombëtar i Kryepeshkopit Janullatos ka ndihmuar në afirmimin e shkëlqyer ndërkombëtar të Shqipërisë, si vend i lirisë dhe harmonisë ndërfetare.

I gëzuar që ky lajm i mirë vjen pak ditë pasi në emër të Shqipërisë i konfirmova Sekretarit amerikan të Shtetit, Michael Pompeo se jemi të përkushtuar në mbështetjen dhe fuqizimin e Aleancës Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare

EMISIONET